Categories Showbiz

“Maksimumi që unë mund të ofroj”, Alban Skënderaj jep lajmin e bukur për të gjithë fansat e tij

Alban Skënderaj ka realizuar një koncert recital më parë, ndër artistët e pakët shqiptarë që e ka një arritje të tillë në repertor, falë hiteve dhe muzikës që na ofron prej vitesh tashmë, megjithatë tani duket se këngëtari do t’i dhurojë fansave të tij dhe pse jo, gjithë shqiptarëve, një tjetër natë magjike, këtë herë me përmasa akoma më të mëdha.  Kështu, me anë të një postimi në Instagram, bashkangjitur posterit zyrtar, me shumë rreshta Albani njofton se do të mbajë një koncert në stadiumin “Air Albania”, që do të titullohet “Motiv i jetës time” dhe që përshkruan jo vetëm një nga hitet e tij më të mëdha, jo vetëm 20 vitet në skenë, por edhe gjithë rrugëtimin në muzikë.

Skënderaj përshkruan gjithë emocionet që ndjen, teksa nis “aventurën” për të na dhuruar një super shfaqje më 6 qershor, po ashtu rrëfen emocionet që ka kaluar bashkë me publikun e tij në vitet që u kthyen në dekada, ndërsa na përshkruan pak edhe nga ajo që do shohim në skenë, edhe pse detaje të tjera me gjasë do i mësojmë në vazhdim.  Këngëtari bëhet kështu i dyti që do të mbajë një koncert në “Air Albania”, pas Elvana Gjatës vitin e shkuar, ndërsa premton edhe ai një super shfaqje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME