Categories Lajme

Mal i Zi! Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin

Një ditë historike sot në Ulqin, në qytetin e pasurive natyrore, historike dhe kulturore, ku është inauguruar Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë, në praninë e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani; Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović; përfaqësuesve të qeverisë qendrore dhe vendore, trupit diplomatik, qytetarëve ulqinakë etj.

Inaugurimi i kësaj konsullate për Ministrin Hasani është njëkohësisht dëshmi e raportit të veçantë dhe marrëdhënieve mes dy vendeve tona, por edhe një angazhimi të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të lidhur mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në fjalën përshëndetëse të inaugurimit, ai u shpreh:

“Në një kohë kur Shqipëria dhe Mali i Zi janë aleate dhe ndajnë një vizion të përbashkët për paqe, stabilitet dhe integrim evropian, ky hap përfaqëson një shtyllë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet – politik, ekonomik, kulturor dhe njerëzor. Do të jetë një nyje strategjike për të ndihmuar në forcimin e shkëmbimeve tregtare, promovimin e investimeve, dhe rritjen e mundësive për zhvillim të qëndrueshëm, veçanërisht në sektorë si turizmi, energjia dhe infrastruktura.”.

Ministri Hasani theksoi ndër të tjera se qeveria shqiptare e ndjek gjithmonë me kujdes dhe përkushtim zhvillimin dhe mirëqenien e shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Sipas tij, komuniteti shqiptar në Mal të Zi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugën demokratike dhe euroatlantike të vendit, dhe ka qenë gjithmonë një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe bashkëjetese.

“Do të vazhdojmë ta mbështesim këtë rol dhe të inkurajojmë përfaqësimin e tyre aktiv në të gjitha nivelet e jetës institucionale”, cilësoi Hasani. Në kuadër të vizitës në Ulqin, Ministri Hasani zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, me të cilin diskutoi për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e kulturës, arsimit dhe turizmit.

Ai vizitoi edhe Qendrën e Librit dhe Promovimit të Kulturës Shqiptare – Libraria Ulqini, për të cilën vlen të theksohet se në fillim të këtij viti është bërë disbursimi i një shume prej 50 mijë eurosh për librarinë, ndërsa garantoi se do të vijojë mbështetja financiare për funksionimin e kësaj qendre. Gjatë vizitës, Ministri Hasani u takua edhe me drejtues të partive politike shqiptare në Malin e Zi, për të shkëmbyer ide dhe diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me situatën politike dhe zhvillimet rajonale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Yzberisht,Me shkopinj bejsbolli gati për sherr,procedohen 23 të mitur

Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës pasi e rrahën në rrugë

Shefi i Komisariatit të Policisë së Krujës, Elton Shahini, ka reaguar për Top Channel lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Zjarri shkrumbon banesën, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro fiton papritur terren ndaj Lekut brenda javës

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën në rritje. Sipas kursit…

LEXO ME SHUME