Categories Lajme

Malësi e Madhe/ Restorant-hoteli kthehet në ‘shtëpi bari’ me llamba, zbulohen 300 rrënjë kanabisi

Në Malësinë e Madhe është zbuluar një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave. Mësohet se gjatë një kontrolli të befasishëm në Rrugën e Culajve, në Malësi të Madhe, në biznesin (bar-restorant-hotel), në pronësi të shtetasit F. E., i cili ia kishte dhënë me qira këtë ambient, shtetasit K. N. është zbuluar kultivimi i kanabisit me llamba.

Në katin e parë dhe të dytë të godinës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 300 bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në vazo, 1.3 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 230 llamba me stabilizator. Pronari i pronës i cili ia kishte dhënë me qira shtetasit K.N është proceduar penalisht ashtu si edhe 4 punonjës të OSHEE-së pasi akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i plotë:

Malësi e Madhe, Finalizohet operacioni policor i koduar “Culaj”.

Përshtatën ambientin e marrë me qira (bar-restorant-hotel), për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, shpallen në kërkim 2 shtetas. Procedohet penalisht pronari që kishte dhënë me qira ambientet në pronësi të tij. Procedohen në gjendje të lirë edhe 4 punonjës të OSHEE-së. Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e siguruara për përshtatjen e një ambienti për kultivimin e bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Culaj”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME