Categories Lajme

Mallakastër/ Kabulli elektrik me të cilin vidhte energjinë shkakton zjarr në ullishte, kapet 43-vjeçari

Policia e Mallakastrës ka arrestuar 43-vjeçarin Arjan Velaj, si shkaktar të një vatre zjarri. Sipas policisë Velaj vidhte gjithashtu energji elektrike nga një pus nafte. Ishte pikërisht një shkëndijë elektrike në kabullin me të cilin vidhte energji, që shkaktoi djegien e një sipërfaqeje të konsiderueshme ullinjsh dhe pemësh frutore, të cilat ishin në pronësi të shtetasit M.V. Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi policisë: Vidhte energji elektrike dhe si pasojë shkaktohet zjarr duke djegur ullinj e pemë frutorë, vihet në pranga 43-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasin A. V., 43 vjeç, banues në Visok, Mallakastër. Ky shtetas merrte energji elektrike në mënyrë të paligjshme nga një pus nafte në fshatin Visok dhe për pasojë në kabëllin që merrte energji ka ndodhur një shkëndije elektrike duke shkaktuar zjarr. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqje e madhe me shkurre dhe ullinj dhe pemë frutorë në pronësi të shtetasit M. V. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Selaudin Bekteshi”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentoi 28-vjeçaren duke ecur në sens të kundërt në Rrugën e Durrësit, arrestohet i riu

Një aksident me pasojë një vajzë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Traveling Lifestyle”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit…

LEXO ME SHUME