Categories Lajme

Mallkimi i Alvinit dhe jetimëve në kampet e ISIS për qeverinë tonë

Pas pesë vitesh, Alvini 11-vjeçar shpërtehu në lot kur pa të atin. Plaga në trup pas një bombardimi ku humbi jetën edhe nëna e tij, nuk ishte asgjë pas dramës që i erdhi dhjetë minuta pasi përqafohej me të atin në një nga kampet e ISIS në Siri. “Nuk mund të të marrim”…

Askush nuk e pengonte të dilte, por një burokrat, injorant ambasador, që përsonifikon fytyrën një pushteti Rilindjeje, nuk denjoi të bënte disa dokumenta rutinë dhe të paraqitej si përfaqësues i shtetit shqiptar për të tërheqyr fëmijën nga kampi famëkeq të “Al Hol”. Ambasadori ynë në Turqi, Gent Gazheli, nuk kishte “kohë” të merrej me këtë vogëlsi, ndonëse i gjithë operacioni për gjetjen e fëmijës ishte organizuar nga gazetarë të televizionit “Le lenë” në Itali.

Pasi u publikua ky rast, kryeministri Edi Rama si gjithnjë i paturp dhe malinj, telefonoi të atin e Alvinit duke i thënë se do të bënte të gjithë përpjekjet për ti rikthyer djalin. Lajmin se Rama foli me babain e Alvinit e dhanë vetë mediat e kryeministrit, që në vend që të merreshin me paaftësinë e administratës së lartë shqiptare për këtë dështim ekzemplar, bënin elozhe sesi kryeministri ynë, nën halucinacione, thurte “pllane të mëdha” për kthimin në vendlindje të grave dhe fëmijëve shqiptarë të mbetur në zonën e luftës në Siri.

Janë 74 gra dhe fëmijë jetim që dergjen në tre kampe e ISIS-it në në këtë zonë lufte në Siri. Mes dhunës, luftës, frikës, kequshqyerjes dhe abuzimit, presin me shpresën se zyrtarët tanë të lenë pjesën burokratike dhe ti dërgojnë në vendlindje pas një tarume të rëndë. Kosova riatdhesoi para disa javësh 110 fëmijë dhe gra, duke tërhequr të gjithë të mbeturit në atë zonë lufte, ndërsa Shqipëria asnjë.

Për të “justifikuar” këtë dështim me pasoja të tmerrshme, që bien mbi jetët e fëmijëve të traumatizuar shqiptarë në Siri, dalin nëpër media dy zëvendësministra, njëra e ministrisë së Brendshme dhe tjetri i Ministrisë së Jashtme.

“Kemi një kontakt të hapur, është diskutuar me të gjithë partneret. Ne kemi të dhëna mbi ato të dhëna që vijnë nga kampi. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm për të mundësuar këtë kthim. Me djalin do veprohet në të njëjtën mënyrë si me të tjerët. Nuk mund të jepen detaje, pasi nga media edhe ekspozohen. Pasi e bëri Kosova tërheqjen, atëherë ne kemi nisur kontaktet”, tha Zv.ministri i Jashtëm Etien Xhafaj.

Në të njëjtën linjë me të njëjtin fjalor, e po me aq papërgjeshmëri, ishte edhe qëndrimi i zëvendësministres së Brendshme Romina Kuko. Është klithja më e fundit që vjen për paaftësinë, këqeverisjen e akoma më rëndë keqdashjen dhe mungesën e ndjesisë njerëzore për të mos kryer detyrat që u takojnë, edhe pse në mes janë jetë fëmijësh dhe grash që marrin frymë nën tmerrin se në çdo çast jeta mund të ikë.

Që nga muaji shkurt i këtij viti në Siri u ngritën me kapacitet të plotë tre kampe ku mbaheshin fëmijë jetim të anëtarëve të ISIS dhe gratë e tyre. Shqipëria sot numëron 74 gra dhë fëmijë, që të gjitha këta të fundit të mitur, të cilët pasi jetuan nën terrorin e tmerrshëm të “luftës së mendjes” nga prindërit e tyre, sot janë jetim nga të gjithë anët.

Rasti më i mirë për tu riatdhesuar të gjithë gratë dhe fëmijët ishte pikërisht në muajt maj-qershor, por atëkohë Rama dhe gjithë administrata me tru të shpëlarë edhe më keq se idhtarët e “ISIS”, ishte përqëndruar në zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit.

Në këtë kohë ishte rasti që të dërgoheshin dokumentacionet e nevojshme pasi kampet kontrolloheshin nga luftëratë Kurd, të mbështetur edhe nga trupat ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Priteshin vetëm dokumentacionet përkatëse, identifikimi dhe më pas menjherë bëhej procedura e riatdhesimit, por administrata jonë e lartë mekatoi me dëshirë. Janë disa procedura rutinë që zgjasin vetëm dhjetë minuta. Por ku të gjesh një zyrtar tonin që të gjejë dhjetë minuta kohë për të bërë një detyrë që i takon?

Sot bëhet edhe më i vështirë riatdhesimi, pasi kampet nuk kontrollohen më nga forcat Kurde dhe ushtarakët Maerikanë. Pjesa më e madhe e atyre që ruanin kampet janë larguar, pas mësymjes së ushtrisë turke. Vetëm një marrëveshje ndërkombëtare e ndikuar edhe nga organizatat e fuqishme ndërkombëtare mund të bëjnë kthimin pa probleme të grave dhe fëmijëve që u lanë “peng” në duart e ISIS nga mosfunksionimi i shtetit shqiptar.
Burokratë, të paaftë, shpirtzinj, injorantë politik, serzilë pushteti. Këto shprehje janë pak për të etiketuar çdo zyrtar të Ministrisë së Jashtme, të brendshme dhe përfaqësues të abasadës sonë në Turqi. Sot të gjithë këta burokratë Rilindas po e personifikojnë veten edhe më të zinj se vetë trularët e “luftëtarëve” të ISIS. Tmerri vijon. Asgjë nuk dihet si do jetë fati i atyre dhjetëra të miturve në kampet e tmerrit. Në rastin më të mirë, kur të riatdhesohen sigurisht do dalin me deklarata të forta mburrjeje drejtuesit tanë shtetëror, por askush nuk ka më moral për të kryer këtë spektakël propagandistik, pasi rasti për ti riatdhesuar ata të mitur dhe nëna të traumatizuara ishte prej kohësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U denoncua i zhdukur nga i ati, gjendet i mbytur në një kanal 33-vjeçari në Durrës

Një 33-vjeçar nga Durrësi është gjetur i pajetë nga policia, një ditë pasi babai i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste lëndë narkotike, vihet në pranga 54-vjeçari. Ja emri

Policia e Korçës ka arrestuar një 54-vjeçar, i cili ka qenë i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK merr autorizim nga GJKKO, sekuestron telefonin e Ajola Xoxës

Me vendim të GJKKO, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka marrë autorizimin dhe kërkon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Dhjetor 2024

Dashi Ky është muaji i ndjenjave, i emocioneve dhe i dashurisë. Por këtë të shtunë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT / “Sky ECC” në Greqi zbulon trafikun e drogës, arrestohen 24 persona, mes tyre 14 shqiptarë, disa prej tyre nga Vlora…

Policia greke ka zbardhur operacionin e iniciuar nga zbardhja e komunikimeve në platformat “Sky ECC”…

LEXO ME SHUME