Categories Lajme

Mallra kontrabandë dhe fshehje të ardhurash, arrestohet pronari dhe shitësi i një dyqani

Policia ka vënë në pranga një pronar dyqani dhe shitësin, pasi shisnin paketa me cigare të dyshuara të kontrabanduara dhe fshihnin të ardhurat.

Gjithashtu, nën hetim është vënë vëllai i pronarit, ndërsa janë sekuestruar 324 paketa me cigare, pa pullë fiskale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Cigarette”. Goditet 1 rast i shitjes së mallrave të dyshuara të kontrabanduara. Sekuestrohen 324 paketa me cigare, pa pullë fiskale.

Vihen në pranga 2 shtetas (pronari dhe shitësi i dyqanit), procedohet penalisht 1 tjetër. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, si rezultat i një pune hetimore të kryer bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cigarette”.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në dyqanin e shtetasit P. G., ku nga verifikimet rezultoi se shiteshin paketa me cigare të dyshuara të kontrabanduara dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara nga veprimtaria në këtë subjekt.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestuan në flagrancë shtetasit P. G., 46 vjeç(pronari i dyqanit) dhe S. H., 39 vjeç (shitës në dyqan), të dy banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. G., 42 vjeç, vëllai i 46-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, plagoset rëndë një person

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë. Tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si Gucci, është plagosur mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME