Categories Showbiz

“Mamaja inatoset kur më sheh në televizor”, rrëfehet aktorja që luan rolin e “Defnes”

Nil Keser është aktorja turke që luan rolin e “Defnes” në serialin “Lule të vetmuara”, një serial shumë i ndjekur nga publiku. Ajo luan një rol negativ, gjë që nuk e ka bërë aspak të dashur në sytë e publikut. Nil Keser ishte vetëm 19 vjeç kur e luajti këtë rol ndërsa sot është 24. Ajo ka treguar në një intervistë për mediat turke se ka patur shumë ofendime nga njerëzit, madje edhe mamaja e saj inatoset kur e sheh në televizor. “Defne është një nga karakteret negativ të serialit. Ajo është rritur me para dhe është shumë e llastuar.

I plotësohet çdo dëshirë. Roli i Defnes ishte një mundësi shumë e mirë për mua sepse pata shansin të luaja një rol të tillë. Njerëzit kur më shohin reagojnë “E llastuar, ti bën gjëra djallëzorë” ndërsa unë i them “Teta po luaj rolin”. Mami im nuk e sheh kurrë serialin sepse inatoset me rolin tim. “Nuk është goca ime kështu” thotë. Edhe babi im ndonjëherë mërzitet por tani është mësuar. Unë nuk jam si Defne. Nuk jam rritur me idenë që para është e rëndësishme. Nuk jam e varur nga paratë sepse mendoj që janë robëri”-është shprehur aktorja./revistawho.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME