Categories Lajme

Manastirliu: 11,700 doza të tjera vaksinash Pfizer pritet të vinë sot

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video të qytetarëve, të cilët shprehen të kënaqur me vaksinimin antikovid, i cili vazhdon në të gjithë vendin.

Manastirliu shprehet se sot kalojnë mbi 800 mijë vaksinime të kryera, ndërsa 300 mijë qytetarë tashmë kanë kryer të dy dozat e vaksinave.

“Në qendrat shëndetësore afër vendbanimit dhe në qendrat e vaksinimit të përqendruar, vijon pa u ndalur vaksinimi masiv. Më shumë 300 mijë qytetarë tashmë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, ndërsa sot pritet të kalojnë mbi 800,000 vaksinime të kryera”, tha Manastirliu.

Manastirliu ka informuar qytetarët se sot pritet të vijnë doza të tjera vaksinash Pfizer për të vijuar vaksinimin e qytetarëve.

“Sot presim edhe 11,700 doza të tjera vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për ruajtjen e shëndetit dhe jetës së çdo qytetari”, bën me dije Manastirliu. Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin. Brenda muajit qershor Qeveria synon të kryejë 1 milion vaksinime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME