Categories Lajme

Manastirliu dhe Rama vizitojnë stadiumin Air Albania, ja si është organizuar vendi për të marrë dozat e para të vaksinës (Foto)

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama kanë vizituar stadiumin Air Albania, ku pritet të kryhet procesi i vaksinimit për të paktën 10 mijë persona. Ministria e Shëndetësisë ka bërë gati vendin ku do të bëhet doza e parë e vaksinës Pfizer dhe vendet ku do të qëndrojnë për 30 minuta secili prej të vaksinuarve.

Në ditën e parë të vitit 2021, Rama u shpreh se ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës, por fillimisht do të vijnë 10 mijë dhe muajt në vijim do të arrijnë të tjera.

Ogerta Manastirliu: Do të kemi skuadrat e mjekëve dhe koordinatorët që do e lehtësojnë këtë proces. Do të kryhen disa procese. Fillimisht do të ulen në poltrona, do plotësohet nga mjeku anamneza dhe më pas do të vaksinohen e të qëndrojnë ulur për 30 minuta.  Do të jenë 60 postacione dhe brenda një ore të vaksinohen 60, ndoshta më shumë qytetarë dhe të vijojë 8-10 orë në ditë procesi.

Vaksinat e para që do të vijnë i dedikohen grupeve të riskut dhe aktualisht kemi bërë të gjitha listat e mjekëve dhe infermierët e katër spitaleve Covid dhe më pas me mjekët, infermierët të urgjencave e reanimacioneve. Do të bëhen një javë në këto ambiente dhe sigurisht jemi në fazën ku po trajnojmë të gjithë ata që do të jenë pjesë e këtij procesi.

Do të vijojmë paralelisht me Tiranën, më pas me Vlorën e Shkodrën dhe qendrat e tjera në të gjithë vendin. Ne kemi kapacitetet për të pritur deri në 30 mijë vaksina. Jo vetëm për ti bërë ato, por për çështjen e zinxhirit ftohës. Kemi kapacitetet për të pritur deri në 30 mijë vaksina, kemi siguruar kapacitetet frigoroferike dhe po punojmë për t’i rritur këto kapacitete.

Për depot frigoriferike i kemi sepse janë bërë këto investime dhe për rrjetin e vaksinave AstraZeneca, 4-8 gradë është pjesë e qendra shëndetësore sepse kanë kapacitetet dhe frigoriferët dhe është vaksinë më e lehtë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME