Categories Lajme

Manastirliu: Do vaksinohen policët dhe gazetarët!

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu  nga qyteti i Beratit,  dhe kryeministri Edi Rama deklaruan se do të nisë vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe i policëve. Ministrja bëri të ditur se sot do të nisë vaksinimi i gazetarëve të terrenit.

Në Berat në qendrën e vaksinimit masiv kemi filluar me gjyshet dhe gjyshërit. Në total janë vaksinuar më shumë se 3000. Sot mbërrijmë në shifrën e 100 mijë vaksinave vetëm në grupmoshën e mbi 70-vjeçarëve. Nga nesër përgatitemi të vaksinojmë policinë dhe gazetarët. Nesër fillojmë vaksinimin e punonjësve të policisë. Vazhdojmë ne Tiranën dhe shtrihemi në të gjithë Shqipërinë. Ne po nisim planin e vaksinimit të kombinuar. Nga nesër me policët dhe sot në drekë me gazetarët dhe operatorët e terrenit”, tha Manastirliu.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se askush nuk duhet të bjerë pre e hienave dhe kukuvajkave. Ai tha se vaksina e ardhur nga Turqia është e suksesshme dhe do na nxjerrë nga tuneli i pandemisë.

‘Unë dua ta përsëris që të mos bjerë askush viktimë e hienave dhe kukuvajkave. Vaksina e ardhur nga Turqia e kompanisë kineze është e super suksesshme që Turqinë e nxjerr çdo ditë e më shumë nga tuneli i pandemisë.

Është vaksina që kanë preferuar vendet e pasura të lindjes së mesme dhe kurorat mbretërore të asaj zone kanë marrë këtë vaksinë.Fakti që nuk ka hyrë në BE nuk ka lidhje me eficencën e vaksinës por me çështje të një natyre tjetër që ne nuk na intereson dhe nuk na prekin.

Ne na intereson të nxjerrim nga tuneli popullin shqiptar dhe të nxjerrim nga kjo situatë pasigurie të gjithë popullsinë. Nesër fillojmë me efektivët e policisë. Do vazhdojmë edhe me gazetaret e terrenit. Po bëhen gati listat për punonjësit e shërbimeve hoteliere dhe grave dhe vajzave që punojnë na fasoneri.’- tha Rama.

Vaksinimi masiv në Shqipëri ka nisur prej 5 ditësh, dhe deri më tani janë vaksinuar afro 155 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza. Ndërsa po injektohen edhe doza të AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME