Categories Lajme

Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore të Ishmit

Ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrën shëndetësore të Ishmit, e cila po ndërtohet nga e para, pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ajo tha se do hapen 29 qendra verore.  “Kjo qendër u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe nuk mund të rehabilitohej, ndaj siç e premtuam, kjo qendër po ndërtohet e re, më e bukur dhe më e fortë, me mbështetjen e partnerëve tanë të qeverisë zviceriane, në kuadër të programit të rindërtimit. Qendra e re do të përfundojë dhe do të jetë funksionale brenda këtij sezoni turistik.

Përgatitemi për hapjen e qendrave shëndetësore verore. Dhe prej datës 15 të këtij muaji do të hapim 29 qendra shëndetësore verore përgjatë gjithë vijës bregdetare por edhe në zonat turistike malore. Kemi finalizuar me Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit protokollet e reja shëndetësore anticovid sa i përket sezonit turistik. Dhe në këto protokolle janë përcaktuar të gjitha ato masa anticovid, të cilat do të vijojnë të mbeten për të gjithë subjektet akomoduese, aktivitetet e biznesit, të bareve, restoranteve. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nga Inspektoriati Shëndetësor dhe Inspektoriatet e tjera të Task-Forcës, me synim për të kufizuar përhapjen e Covid19″, tha Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME