Categories Lajme

Manastirliu: Lentet falas për të moshuarit, shërbimi i ri edhe në spitalin e Elbasanit

Paketa e kataraktës që përfshin lentet falas ka nisur të ofrohet edhe në spitalin e Elbasanit, duke i kursyer çdo të moshuari rreth 700 dollarë që më parë i paguante nga xhepi. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga deputetët e zonës, vizitoi spitalin e Elbasanit, ku deklaroi se vetëm për shërbimin e okulistikës qeveria po financon 500 mijë euro në vit. ”Pas QSUT, po financojmë shërbimin e kataraktës afër vendbanimit, pra lentet falas për një kategori vulnerabël, siç janë të moshuarit, edhe në spitalin e Elbasanit dhe të Vlorës, duke ulur shpenzimet nga xhepi për qytetarët”.

 

Nga ofrimi i shërbimit të ri të kataraktës kanë përfituar deri tani 1687 pacientë, që kanë kryer ndërhyrjen dhe kanë përfituar lentet falas në spitalet e Tiranës, Elbasanit dhe Vlorës. Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se ky shërbim do të shtrihet edhe në spitalet e tjera rajonale, si Fieri dhe Durrësi, për të ofruar paketën e kataraktës falas, afër vendbanimit. Duke theksuar se 12 paketa shëndetësore mundësojnë falas për qytetarët ekzaminime dhe intervente për sëmundjet kardiovaskulare, të veshkave, kataraktit, radioterapisë etj, Manastirliu tha se ”investimet në spitalin rajonal të Elbasanit ofrojnë shërbime cilësore dhe të plota për qytetarët duke ulur radhët e pritjes për marrjen e shërbimit”.

”Vitin e kaluar 1,173,000 euro janë investuar vetëm në spitalin rajonal të Elbasanit ku janë instaluar pajisjet e reja në shërbimet e neonatologjisë dhe obsteri-gjinekologjisë, radiologjisë dhe diagnostikës, oftalmologjisë, urgjencës, neurologjisë, kirurgjisë dhe reanimacionit”. Spitali Rajonal i Elbasanit ofron sot të gjithë gamën e ekzaminimeve imazherike nga rezonanca, skaneri, skopia, grafia dhe ekografia

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME