Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha në një lidhje me “Skype” për News24 se koronavirusi do të vijojë të përhapet, nëse qytetarët nuk zbatojnë masat e marra nga qeveria, sidomos disntacimin social.
Pjesë nga intervista:
Sa është numri i të prekurve?
Manastirliu: Raportohet se janë 64 të infektuar, vetëm dje kanë rezultuar 5 raste të reja. Përvec rasteve të importuara, janë dhe raste të kontakteve të ngushta, me problematika respirative, që kanë rezultuar pozitivë. Një punë e madhe po bëhet në terren, pasi duhen gjurmuar gjithë rastet e kontakteve. Pra, ajo që duhet të bëjmë është masat e vetëizolimit, izolimi në tërësi, si masë për ndalimin e përhapjes së COVID-19.
Rrezikojmë të kemi përhapje të virusit?
Ne do të rrezikojmë, nëse nuk ndryshojmë sjelljen vetjake, në raport me këshillat që japi m çdo ditë, që do të thotë distancimi social. vijon…