Categories Lajme

Manastirliu: Rritet mburoja sociale për shtresat më në nevojë, përfitojnë 68 mijë familje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në seancën dëgjimore në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, deklaroi se me Buxhetin e 2022 do të mundësohet rritja e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

“Sa i përket sektorit të Mbrojtjes Sociale buxheti për vitin 2022 do të financojë  mbi 27 miliard 850 milion lekë. Do të mbështet përkujdesi social në vlerën Skema e Ndihmës Ekonomike do të ketë rritje gjatë vitit 2022, me një faturë financiare 1.4 mld lekë dhe do të mbështesë 68 mijë familje, më kontretisht: Rritjen me 10% të masës së ndihmës ekonomike për të gjithë familjet përfituese të skemës.

Dyfishimin e ndihmës ekonomike për familjet me më shumë se 3 fëmijë nën moshën 18 vjeç. Ndërkohë që masa e Ndihmës Ekonomike për fëmijët me statusin e jetimit si dhe për gratë e trafikuara dhe të dhunuara do të trefishohet”, tha Manastirliu.

Për vitin 2022, ajo tha se janë parashikuar të trajtohen me pagesa të aftësisë së kufizuar më shumë se 164 mijë persona përfshirë edhe kujdestarë të PAK dhe invalidët e punës, me një fond në masën 16 miliard e 790 milion lekë.

Po ashtu, do të vijojë Programi i Bonusit të Bebes për mbështetjen e mbi 30 mijë familjeve çdo vit. Në buxhetin e vitit 2022 është parashikuar fondi prej 2 miliardë e 300 milion lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME