Categories Lajme

Manastirliu shpjegon masat e higjienës që duhet të marrin bizneset e hapura

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, i mëshoi faktit se bizneset e hapura dhe ato që pritet të hapen javën e ardhshme, duhet të ndjekin disa protokolle të higjienës, ku përmendi ato të dezinfektimit, ajrimit apo xhamit mbrojtës në banak.

Pjesë e shkëputur nga intervista:

Blendi Fevziu: Cilat biznese u hapën dhe me çfarë kriteri u hapën?

Manastirliu: Janë hapur bizneset e lidhura me shërbimet jetike, prodhimtarinë dhe që kanë rrezikshmëri jo të lartë. Data 27 Prill mendohet të hapë një seri biznesesh, dyqanet e veshjeve, tekstilet, mobiljeve, këpucët, lulet dhe materialet e teknologjisë. Sigurisht në masa të rrepta.

Fevziu: Çfarë masash?

Manastirliu: Bizneset do të kenë disa protokolle, sipas rrezikshmërisë së tyre. Praktikisht bizneset janë njohur përmes portalit e-albania me masat që duhet të marrin, të distancimit fizik, higjienës, dezinfektimit, ajrimit, xhamit mbrojtës në banak. Do të hapim edhe shërbimin e taksive dhe do të ketë një protokoll edhe për këtë shërbim.

Fevziu: Kur do të hapen taksitë?

Manastirliu: Dua të them se do të vlerësojmë çdo ditë ecurinë për të ndërmarrë hapa të tjerë, për të qenë të sigurt që nuk do na shkaktojnë problematika.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME