Categories Lajme

Mandarina me kimikate të ndaluara në treg, AKU kërkon rikthimin e frutave të blera nga 23-27 tetori

Mandarinat në marketet e Tiranës nuk janë të sigurta, sepse edhe kësaj here ky produkt sipas analizave laboratorike të ISUV ka rezultuar me mbetje të lartë kimikatesh të rrezikshme.

Burimet për TCH mësojnë se fruti mandarinë është spërkatur mbi norme me insekticidin perimiphos metil, preparat bujqësor ky që është nuk i lejuar të përdoret nga fermerët dhe as të tregtohet nga farmacistët bujqësor, sepse nuk është pjesë e listës së PMB të miratuara nga ministria bujqësisë. Edhe kësaj here fermerët janë kujdesur të vrasin insektin që dëmton shëndetin e mandarinës, duke vënë në rrezik jetën e konsumatorit.

Ky njoftim që shihni që shihni në ekran, është afishuar pranë një kaseje biznesi agroushqimore në tiranë, ku u kërkohet qytetarëve të kthejnë mbrapsht produktin mandarinë me helme.

“JU NJOFTOJMË SE KLIENTËT QE KANE BLERE PRODUKTIN MANDARINE SIPAS INSPEKTORATIT AKU, KA DALE ME MBETJE PESTICIDESH JU LUTEMI NËSE KENI GJENDJE NGA FURNIZIMI ME PRODUKTIN MANDARINE TE BLERE NGA DATA 23-27 TETOR JU LUTEM TA KTHENI NE SUBJEKTIN TONE KUNDREJT PAGESËS.”

Nga ky lajmërim mësojmë se qytetarët e Tiranës kanë konsumuar mandarinë më kimikate të rrezikshme për katër ditë rresht. Por një njoftim  të tillë e ka për detyrë ta bëjë  Ministria e Bujqësisë dhe AKU, edhe pse  kjo nuk është një histori suksesi që mund të shërbejë për shpërndaje dhe pëlqimesh në rrjetet sociale.

Janë këto dy institucione që duhet të na garantojnë produkte ushqimore të sigurta, por në këtë situatë AKU dhe ministria deri më tani dinë vetëm që mandarinat me helme janë shitur në treg, dhe që ende nuk kanë zbuluar gjurmueshmërinë nëse ky produkt është shqiptar apo I importi. Përgjatë këtij viti kjo nuk është hera e parë që mandarinët me helme hidhen në treg për shqiptarët, më herët këtë skandal të sigurisë ushqimore e mësuam nga shteti kroat, i cili mori vendimin që mandarinat e rrezikshme të asgjësoheshin  menjëherë në tokën kroate.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME