Categories Lajme

Manifestimi i thirrur nga presidenti Meta, ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

Mediat ndërkombëtarë kanë pasqyruar gjerësisht protestën e mbajtur sot në Tiranë. Me titullin ‘Opozita shqiptare mbështet protestën anti qeveritare të Presidentit’, agjencia e lajmeve Associated Press shkruan se mijëra Shqiptarë u mblodhën të hënën kundër qeverisë së majtë duke iu përgjigjur kësisoj thirrjes së presidentit të republikës që e akuzon qeverinë se për shkelke të kushtetutës dhe për lidhje me krimin.

Ndërkohë gazeta prestigjioze amerikane The New York Times duke iu referuar agjencisë AP shkruan protesta e Ilir Metës u mbështet nga opozita e cila kërkon zgjedhje të reja për të zgjidhur krizën politike.

Ndërkohë gazeta tjetër amerikane Washington Post duke iu referuar agjencisë së lajmeve AP shkruan se Presidenti Meta e akuzon qeverinë socialiste të Edi Rames se ka shkelur kushtetutën e vendit duke tejkaluar fuqitë e saj, si dhe për marrjen e kompetencave të tij duke emëruar kandidatët për gjashtë vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese prej nëntë personash.

Sipas Washington Post, Trazirat politike vijnë ndërsa kombi Ballkanik me afro 3 milion banorë ka miratuar reforma me shpresën për të marrë një dritë jeshile për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE. Që nga marrja e postit tre vjet më parë Meta, ish-drejtuesi i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, një grupim i vogël i krahut të majtë tani në opozitë, ka qenë gjithnjë një kundërshtar i zëshëm i qeverisë nënvizon Washington Post./balkanweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME