Categories Politike

Manjani pranon mashtrimin për të atin dhe ndryshon postimin: E ka marrë pensionin

Pasi doli blof me denoncimin se i ati i tij nuk kishte marrë pensionin, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar duke ndryshuar postimin origjinal, ndërsa thotë se nuk e kishte fjalën për pensionin e pleqërisë sepse atë e kishte marrë, por për KEMP-in. Në lidhje me këtë ai ka bërë edhe një postim të gjatë në facebook.

“Në lidhje me “mashtrimin” që paskam bërë dje”. Dje, pasi fola rastësisht me tim atë më tha në tekst se po kthehej nga zyra e Postës tek ish stacioni i trenit, ku kish qenë për të marrë lekët, që i takojnë nga KEMP si invalid.

Në vijim bëra një status në faqen time personale ku shkrova ironikisht se “ç’ta ngatërroj babain me lajmin që qeveria si ka paguar 110 mln Euro Sigurimeve shoqërore”…

Të dyja këto ngjarje janë fakte të verifikueshme. Unë i lidha në një status për të theksuar këtë super skandal të Qeverisë që nuk derdh në llogarinë e Sigurimeve kontributet që jua ka mbajtur punonjëve nga paga!!!

Ky është thelbi i atij statusi.

Qesharakja është se, mora disa telefonata për të më sqaruar mua se si im atë e merr pensionin. Për më tepëer postieri i shkretë ishte kërcënuar se do e hiqnin nga puna.

Ajo konfermë që ka nxjerrë në gazetë, zyra e postës tregon se si im atë ka marrë pensionin e pleqërisë, nëpërmjet postës. Por unë nuk iu referova këtij pensioni, por ati të invaliditetit që duhej ta merrte dje paradite.

Ndaj atë akuzën për “mashtrim” ju lutem ti gjeni vendin, të nderuar postarë, gazetarë, portelarë e ça jeni pas !!!

E vërterta është që dje pasdite edhe pensioni i invaliditetit është tërhequr, por pas atij statusit tim, që gjithsesi provokoi reagime sqaruese e turfulluese në telefon…

Për këto që po shkruaj këtu mbaj përgjegjësi të plotë.

Mashtruesit, ju ftoj ti kërkoni tek ata që nuk kanë derdhur lekët e punonjësve tek llogaria e Sigurimeve Shoqërore. Dhe këtë nuk e kam shpikur unë, por e kam lexuar nëpër lajmet e ditës.

Me thënë të drejtën nuk e kisha përceptuar që paskësha qenë lajm kaq i madh dje me një status ironik, bazuar në ngjarje të vërteta.

Tani u njoha me këtë gjë, ndaj dhe po reagoj, me shpresë që të njëtjat media ta marrin këtë reagim e ta botojnë” shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME