Categories Showbiz

Manjola Nallbani tërhiqet nga gara e “Festivalit të Këngës”, zbulohet arsyeja

Këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani është tërhequr nga gara e Festivalit të Këngës në RTSH, i cili do të çel siparin mbrëmjen e sotme. Kënga e saj është fshirë nga “Youtube” dhe shkak për këtë është bërë gjendja shëndetësore e Manjolës, që para disa javësh u konfirmua pozitive me Covid-19.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vëtë Nallbani, e cila e kontaktuar nga “Anabel.al”, është shprehur se gjatë kohës që artistët kanë bërë prova ajo nuk ka qenë e pranishme për shkak të infektimit dhe se mori vetë vendimin të mos merrte pjesë duke qenë se festivali do të mbahet në ambient të hapur.

“Unë jam tërhequr nga Festivali, sepse gjatë kohës që bëheshin prova dhe përgatitje nga konkurrentët e tjerë, unë kam qenë me Covid. Përveç kësaj, sepse tani jam më mirë, por kryesorja [e tërheqjes nga gara është] që Festivali do të mbahet jashtë në shesh dhe unë nuk mund të rrezikoj shëndetin përsëri në një kohë që jam duke u rikuperuar dhe duhet të kem kujdes”, ka thënë këngëtarja.

Manjola ka disa ditë që e ka fituar betejën me koronavirusin dhe e ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale para pak ditësh. Ajo ka theksuar se kishte përjetuar shqetësime që nuk i kishte provuar kurrë më parë nga një grip i thjeshtë. “Kjo buzeqeshja ime me gjithe shpirt eshte per ju. Se pari duke u nisur nga cfare kalova dua tu keshilloj sinqerisht te beni kujdes e te ruani veten. Shume e kalojne si nje grip! Per mua nuk ishte i tille! Perjetova shqetesime qe nuk i kam provuar kurre nga nje grip i thjeshte! Jo vetem per shqetesimet fizike po sidomos gjendja psikologjike sepse fakti qe eshte i pabese dhe nuk di cfare te sjell as minuti te tremb sigurisht! E vetmja gje e mire ishte qe kuptova sa shume njerez paskam pasur qe me kane treguar cdo dite shume dashuri e kujdes! E çmoj dhe me teper sepse kjo eshte nje kohe e veshtire per te gjithe! Ju falenderoj secilin nga ju nga zemra”, rrëfeu Nallbani

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME