Claudio Marchisio u përfshi nga një plaçkitje ditën e martë teksa 5 persona të maskuara u futën në banesën e tij në Torino duke marrë me dhunë sendet me vlerë. Ish-lojtari i Juventusit në një pronocim për “Corriere della Sera”, ka zbuluar të gjithë makthin që pësoi bashkë me bashkëshorten e tij, Robertën. “Më drejtuan armët në kokë. Ishte e vështirë, pasi nuk kisha parë armë të vërtetë më parë. Pesë burra hynë në shtëpinë tonë në Vinoco, dhe na kërkuan kasafortën.
“Në atë pikë, ata morën gjithçka që mund të gjenin dhe pastaj u larguan. Unë u frikësova shumë për veten dhe për gruan time, Robertën. Falë Zotit fëmijët nuk ishin në shtëpi. Ata kishin dalë për të luajtur futboll dhe gjyshi nuk i kishte kthyer ende. Patëm shumë fat”.