Eshtë një nga personazhet më të dashur dhe një nga gazetarët më të mirë që kemi në Shqipëri, por për jetën e tij personale shumë pak dihet. Marin Mema, djali i ish pedagoges së gazetarisë Briseida Mema, ka folur për herë të parë per lidhjen e tij. I ftuar në “Shiko Kush LUAN: Marini iu përgjigj shumë pyetjeve pikante qe iu drejtuan.
Një ndër pyetjet ishte se kur do e shohim Marinin dhëndër dhe kështu ai tregoi se e ka gjetur njeriun e zemres.
“Marini ka shumë kohë që është i lidhur, shumë kohë”,- u shpreh gazetari i mirënjohur Mema i cili na tregoi se me vajzën “misterioze” ka rreth 13 vite lidhje dhe janë gati të bëhen prindër në një të ardhme sa më të aftërt.
Gazetari ka dhe një keshillë për të gjithë të rinjtë për të qenë një shembull i mirë. “Që të bëhesh djalë i mbarë, kur të dalësh aty jashtë të jesh i respektuar me njerëzit dhe ta duash vendin tënd.”, përfundoi Mema.
