Categories Lajme

Mark Marku përplaset me Gonxhen: Po përzini shqiptarët i keni lënë pa bukë!

Emisioni “Opinion” është shoqëruar nga një debat i fortë mes analistit Mark Marku dhe drejtorit të Transportit Rrugor Shqiptar, Blendi Gonxhe.

Marku shpërtheu ndaj Gonxhes pasi tha se shqiptarët kanë ikur nga Shqipëria sepse qeveria ka vjedhur. Ai iu drejtua drejtorit të Transportit Rrugor duke i thënë se ka vjedhur shqiptarët dhe i ka përzënë ata nga vendi. Nga ana tjetër Gonxhe u përgjigj duke thënë se nuk është ky niveli që duhet të ketë debati. Blendi Gonxhe: Nëse ka një armik të madh që na ka ndodhur, përveç pandemisë e të gjitha këtyre është humbja e shpresës, është depresioni i shoqërisë sepse humbi shpresa.

Mark Marku: Po pse humbi shpresa?
Blendi Gonxhe: Dhe ky nuk është faj i Ramës as i dikujt tjetër. Nuk ka lidhje. Mark Marku: Pse ikën 300 mijë shqiptarë para se të ndodhte kjo? Blendi Gonxhe: Sepse shteti që na le ti në 2013-n ishte mizerabël, por nuk dua që të merrem me këtë gjë.

Mark Marku: Pse ikën pasi erdhën ju pra?
Blendi Gonxhe: Kujt i tregoni tani ju se pse kanë ikur shqiptarët në 2013-n jeni në vete apo jo? Mark Marku: Po çfarë që duhet të mbash kompanitë tuaja…
Blendi Gonxhe: Rri ore tani. Janë dy botë të ndryshme. Mark Marku: Ua vodhe pasurinë zotëri, ti me gjithë soj e sorollopin tënd i vodhe dhe i përzure shqiptarët nga Shqipëria.

Blendi Gonxhe: Bëje personale diku tjetër, jo me mua. Mark Marku: Jeni hajdutë mor. Pikë. Dhe për këtë ikin shqiptarët. Nuk ikën nga Covid. 300 mijë shqiptarë ikën se po i vidhni, po i rripni o zotëri. Dhe po i poshtëroni. Jeni hajdutë ordinerë. Blendi Gonxhe: Nuk është ky niveli.

Mark Marku: Po mor po, ia keni vjedh gjithçka, i keni lënë pa bukë. Po na bën diskurs, po na bën moral, na mbani ne që ti vjedhim… ore do u vidhni edhe hunjtë e gardhit. Blendi Gonxhe: Kaq i mirë ju dukem unë, por unë jam dhe i paeksperiencë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME