Pedagogu Mark Marku është përplasur ashpër me deputetin e PS-së Musa Ulqini, i cili është dhe relatori i paketës anti-shpifje, ligji i shumëdebatuar i qeverisë për median online.
Të ftuar të dy në emisionin Opinion, Mark Marku e Musa Ulqini janë përplasur ashpër në lidhje me ligjin dhe efektet e tij në median shqiptare. Marku është irrituar në momentin kur ka nisur të flasë, ndërsa Ulqini nuk e ka lënë të shprehet. Në momente nervozizmi, Mark Marku ka marrë një shishe ujë në dorë dhe i ka thënë deputetit se do ta godasë, madje i ka thënë që të pushojë e të lërë ta flasë me shprehjen “mos ha m*ut”. Ulqini: Unë do isha i turpëruar nëse djali im do të kishte firmën tuaj në diplomën e tij. Nuk flitet siç flet ti, nuk fyhet siç fyen ti.
Marku: Po ke të drejtë, ti do shkollën e partisë.
Ulqini: Po po, fyerja nuk është argument.
Fevziu: O mark, të lutem flit.
Marku: Vetëm më kusht që të më lërë të flasë. Problemi i ligjit është thelbi, fakti se përmes AMA-s, një komiteti partie që do të bëhet atje, ky është në thelb ligji, median do ta kontrollojë pushteti.
Ulqini: Po pra është ligj fashist.
Marku: Jo, është komunist, mos i fyeni fashistët. Ka 6 vjet që qeveria është institucioni kryersor që prodhon propagandë dhe mashtrime.
Ulqini: Ky është opinion i joti.
Marku: Dy vjet rresht kanë thënë kemi hap negociatat, pas 3 vitesh shqiptarët morën vesh që negociatat nuk hapeshin.
Ulqini: Po c’lidhje ka kjo?
Marku: Ore pse më ndërhyn? Po më detyron të fyej.
Marku: Më lër të flas. Do të hedh këtë shishen në kokë, mjaft fole. Mos ha mut më, më lër të flas!
