Categories Teknologji

Mark Zuckerberg thotë se Apple tani është duke i bërë konkurrencën më të madhe

Shefi ekzekutiv i Facebook ka folur rreth konfliktit me Apple. Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg ka folur rreth fitimeve që kanë pasur në 4 mujorin e fundit, duke iu adresuar kompanisë Apple për ndryshimet e privatësisë që do të vijnë në pranverë, dhe ka thënë se e sheh Apple si një prej konkurrentëve më të fortë.

Kjo vjen pasi që Apple ka vendosur të përditësoj softuerin e pajisjeve Apple në atë mënyrë që Facebook të detyrohet të kërkoj konsent për tu qasur në të dhënat personale të përdoruesit. Industria e marketingut online varet plotësisht nga kjo qasje në të dhënat personale, në atë mënyrë që të përshtatë marketingun në bazë të përdoruesit.

Facebook, i cili ka thuajse të gjitha të ardhurat nga marketingu online që bëhet në këtë aplikacion ka folur shumë për të kundërshtuar Apple në lidhje me ndryshimet që kanë paralajmëruar t’i bëjnë. Ata thonë se kjo do të rrezikoj shumë biznese të vogla që varen plotësisht nga marketingu i personalizuar.

Zuckerberg në komentet e tij ka sugjeruar se Apple po e përdorë këtë situatë për të promovuar shërbimet e veta si iMessage, që është konkurrent i Messenger nga Facebook dhe WhatsApp, që është nën pronësinë e Facebook. Ai e ka përmendur përsëri, që Apple nuk është duke e bërë këtë për të mbrojtur përdoruesit por për përfitime të veta. Ky konflikt mes tyre është duke vazhduar që prej ditës që Apple ka deklaruar rreth ndryshimeve të privatësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME