Categories Lajme

Markata e peshkut në Shëngjin drejt përfundimit, ministri Çuçi: Gati projektet edhe për dy të tjera (VIDEO)

Markata e peshkut në Shëngjin, e para e këtij lloji që po ndërtohet në Shqipëri, është drejt përfundimit. Investimi kap vlerën e rreth 60 milionë lekëve dhe është një financim i buxhetit të shtetit.

Për të parë nga afër punimet që kanë hyrë në fazën përmbyllëse, ishte në Shëngjin ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi bashkë me ministrin Roland Kristo. Ministri Çuçi tha se ndërtimi i kësaj markate do të sjell liberalizimin e tregut dhe rritje te zënieve dhe të cilësisë së peshkut.

“E filluam nga Shëngjini për të ndërtuar markatën e parë, por kemi planifikuar tre të tilla. Do të bëjmë gjithashtu Vlorën dhe Durrësin. Kjo markatë është e ngjashme me ato të shumë vendeve të tjera të Mesdheut. Çdo gjë me infrastrukturën e plotë dhe pajisjet e duhura. Këtu do të aplikojmë edhe formën e parë elektronike të ankandit. Kjo markatë do të imponojë një organizim shumë të mirë të organizatës tuaj të peshkimit. Ne po ju krijojmë gjithë kushtet, ju takon juve që të justifikoni gjithë këtë investim”, tha ministri Çuçi.

Markata e kwtij modeli mundëson që prodhuesit (anijet e peshkimit) të sjellin prodhimin në to, i cili kalon në procedura ankandi ku marrin pjesë tregtarët në blerje, të mëdhenj edhe të vegjël. Markatat nga ana tjetër do të sjellin uljen e kostove në stabilimentet e peshkut dhe rritjen e cilësisë. Ndërtimi i markatave të peshkut është parashikuar si prioritet i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rura dhe aktualisht jemi në fazën e tenderimit edhe për markatën e Vlorës, punimet e së cilës fillojnë brenda këtij viti.

Markata e Durresit do të ristrukturohet së bashku me Organizatën e peshkimit dhe vitin e ardhshëm do të fillojmë procedurat edhe për markatën e Sarandës. Gjatë bashkëbisedimit me peshkatarët e Shëngjinit ministri foli edhe për një ndërhyrje që do të bëhet së shpejti tek porti, në mënyrë që peshkatarët të kenë të gjitha lehtësitë infrastrukturore për të punuar. Porti do të lirohet nga anijet e vjetra dhe mjetet motorike të sekuestruara që gjenden aty prej vitesh, si dhe do të ndërtohet një pasarelë e re.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të djegë gruan dhe fëmijët me benzinë, ja kush është 54-vjeçari i arrestuar në Kamëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz një ditë më parë. Policia bën të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konfirmohet murtaja afrikane e derrave, Ministria e Bujqësisë: Janë identifikuar disa raste në një fermë në Lezhë

Konfirmohen raste të prekjes së derrave të butë nga murtaja afrikane në Shqipëri. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC, dërgohen për gjykim 4 personat që trafikuan 1 ton marijuanë

SPAK ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim dosjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si parashikohet të jetë moti sot

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN është shprehur se ditën e sotme pritet një rënie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME