Categories Lajme

Marrëdhëniet me Berishën? Idrizi: Ja pse vendosëm që PDIU të dalë më vete në zgjedhjet lokale

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka thënë se marrëdhëniet e tij me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën, janë të mira.

Idrizi tha se partia që ai drejton vendosi të dalë më vete në zgjedhje, për shkak sipas tij të çështjeve teknike të ndërtimit të koalicionit, por sipas tij edhe të forcës që ka PDIU në 5 qarqe.

Duke folur për News 24, ai u shpreh se ai beson se në politikë me anë të diskutimit gjithçka mund të zgjidhet dhe të ecë para.

“Partia Demokratike është e lirë për kandidatë. Nëse ne do të donim të bëheshim pjesë e koalicionit, ne duhej të bisedonim fillimisht me Partinë e Lirisë e më pas me Partinë Demokratike. Më mirë po dalim këtë herë më vete dhe ta marrim forcën me vete.

Nuk besoj se është rasti i PDIU që të vrapojë e të kërkojë që të na fusin në një listë të përbashkët. Ne e dimë që pesha specifike e PDIU është e qëndrushme në 5 qarqe. Me zotin Berisha kam marrëdhënie shumë të mira.

Kështu i kam marrëdhëniet me të gjithë spektrin politik, sepse unë e shikoj politikën si diçka që me negociata dhe diskutime arrihet gjithçka. Ndërkohë që ligjet në parlament nuk bëhet për një parti politike, por bëhen për qytetarët në kohë afatgjatë”, u shpreh Idrizi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME