Categories Politike

Marrëveshja për migrantët, Rama: Shqipëria qëndron bashkë me Italinë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas ratifikimit nga Parlamenti të protokollit me qeverinë italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit. Përmes një postimi në X, ish-Twitter, Rama u shpreh se Shqipëria po qëndron së bashku me Italinë duke zgjedhur të veprojë si një vend anëtar i BE-së dhe duke rënë dakord të ndajë një barrë që Evropa duhet të përballojë e bashkuar si një familje e tërë përballë një sfide të guximshme që kapërcen ndarjet tradicionale të majta dhe të djathta.

“Kuvendi ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit kundër migracionit të paligjshëm mes Shqipërisë dhe Italisë! Shqipëria po qëndron së bashku me Italinë duke zgjedhur të veprojë si një vend anëtar i BE-së dhe duke rënë dakord të ndajë një barrë që Evropa duhet ta përballojë e bashkuar si një familje e tërë, përballë një sfide të guximshme që kapërcen ndarjet tradicionale mes së majtës dhe së djathtës, duke punuar së bashku për të gjetur përgjigjet e duhura, në vend që ta përdorim këtë çështje si lëndë djegëse për grindjet e brendshme politike që vetëm sa shton ankthin mes njerëzve të kontinentit tonë të përbashkët dhe e bën të ardhmen tonë kolektive më të pasigurt”, u shpreh Rama.

Sipas tij, vetëm një Evropë më e fortë, më e guximshme dhe më sovrane, besnike ndaj vetvetes, mund ta përballojë sfidën e migracionit. “Asnjë vend nuk mund të zgjidhë i vetëm një sfidë të tillë, asnjë retorikë apo zgjidhje e shpejtë nuk mund të ndryshojë madhësinë e saj dhe asnjë lavdi e vjetër apo mënyrë e vjetër e të menduarit nuk mund të sigurojë një shpëtim nga përballja me atë që po na vjen në të gjitha frontet”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME