Categories Lajme

Marrëveshja për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, Trump: Një fitore!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump e ka cilësuar fitore marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, që përcakton rivendosjen e një linje fluturimi të drejtpërdrejtë mes këtyre dy vendeve.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ Trump shkruan se për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës.

“Të gjithë thoshin se nuk bëhej dot. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore.”, shkruan presidenti i SHBA-ve.

Në postimin e tij, Presidenti Trump falenderon Ambasadorin Robert O’Brien, këshilltar i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe Ambasadorin e SHBA në Gjermani, Richard Grenell.

Diplomatët amerikanë ndërmjetësuan të hënën nënshkrimin e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, në një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.

Kujtojmë se marrëveshja u nënshkrua nga Milun Trivunac, sekretar shtetëror në ministrinë serbe të Ekonomisë dhe Eset Berisha drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës në ambasadën amerikane në Berlin.

Të pranishëm ishin ambasadori i SHBA në Berlin, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi si dhe këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME