Categories Lajme

Marrëveshja, të b.urg.osurit nga Kosova në Itali mund të kryejnë dë.nimin në vendin e tyre

Të burgosurit kosovarë të dë.nuar nga drejtëisa italiane mund të kthehen e të kryejnë dënimin e tyre në Kosovë. Qeveria italiane sapo ka aprovuar e bërë e.kzekutivin marrëveshjen me qeverinë e Kosovës për transferimin e personave të bu.rgosur e të dënuar nga drejtësia italiane e anasjelltas.

Qeveria italiane në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, në mbrëmjen e datës 21 nëntor 2019 ka ratifikuar e ka bërë ekzekutiv marrëveshjen e nënshkruar me qeverinë e Republikës së Kosovës mbi transferimentin e personave të dënuar. Kjo marrëveshje u arrit paraprakisht në formën e një draft ligji në 11 prill të vitit 2019.

Në dokumentin e qeverisë italiane thuhet se “Këshilli i Ministrave me propozimin e Ministrit të Punëve të Jashtme e të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Luigi Di Maio ka aprovuar ratifikimin e ekzekutimin e draftligjit të marrëveshjes së nënshkurar mes Qeverisë së Republikës Italiane e Qeverisë së Republikës së Kosovës për transferimin e personave të dënuar.” Sipas kësaj marrëveshje, shtetasit kosovarë apo shtetasit italianë të dënuar përfundimisht nga drejtësia e këtyre vendeve mund të kthehen në vendin e tyre të origjinës për të kryer dënimin.

Sipas statistakve të siguruara nga RTV Ora, deri më 31 tetor 2019 në burgjet italiane rezultojnë të jenë 81 të nurgosur kosovarë; 80 meshkuj e 1 femër. Por vetëm 45, mes të cilëve 1 femër, kanë marrë dënimin përfundimtar, ndërsa 36 të tjerë janë të burgosur në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor.

Së shpejti pritet që një marrëveshje e tillë aprovohet e të bëhet ekzekutive dhe mes Qeverisë italiane dhe Shqipërisë. Gjatë vizitës së fundit të kryeministrit Rama në Romë e takimit të tij me homologun Conte u dakordësua mbi arritjen e një marrëveshje për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga Italia në Shqipëri e anasjelltas.

Deri më 31 tetor të 2019 në Itali rezultojnë të burgosur 2428 të burgosur shqiptarë, 26 prej tyre janë femra. 1616, mes të cilëve 15 femra, kanë marrë dënimin përfundimtare ndërsa të tjerët janë në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor.

Për nga numri i lartë, të b.urgosurit shqiptarë renditen në vendin e dytë pas atyre me kombësi marokene.Të burgosurit e huaj përvbëjnë 30% të numrit të përgjithshëm të të burgosursve në Itali e kanë një kosto të lartë ekonomike për shtetin italian. Në burgjet italiane deri më 31 tetor 2019 vuajnë dënimin 20 149 të burgosur mes të cilëve 958 janë femra.

Çdo i b.urgosur i kushton shtetit italian 131 euro e 29 cent në ditë.Përgjithësisht të bu.rgosurit me kombësi të huaj i kushtojnë Italisë 2.657.362 euro në ditë, 82.378.245 euro në muaj e 988.538.943. në vit, gati 1 miliardë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME