Categories Lajme

Marrin fund vuajtjet e familjes Kurti në Bulqizë, Samir Mane u ndryshon jetën

Pas thirrjes së emisionit Fiks Fare në nëntorn 2019, për ti ardhur në ndihmë familjes Kurti nga fshati Gurrë e Vogël, pak kilometra nga Bulqiza, e cila jetonte në kushte të mjerueshme, nëpërmjet kompanisë AlbChrome, presidenti i Grupit Balfin Z. Samir Mane bëri realitet rindërtimin dhe mobilimin e plotë të shtëpisë së tyre me të gjitha pajisjet e nevojshme, si dhe nisjen e kurimit të vajzës së sëmurë të familjes. Historia e famialjes Kurti preku zemrat e të gjithë shqiptarëve, por tashmë kjo familje veç të tjerave, do të përfitojë edhe një pension mujor me ushqime nga Spar Albania për një periudhë 3 vjeçare.

Deri tani, vajza e sëmure e familjes, vogëlushja Rogerta, ka marrë trajtime mjekësore dhe të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga Z. Samir Mane. Nëse pas perfundimit të terapisë, mjekët vleresojnë se vajza ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, atëherë edhe në këtë rast të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga Fondi Balfin.
I pranishëm në dorëzimin e çelësave të shtëpisë së re, në mënyre simbolike vajzës së vogël Rogerta, ishte edhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Albchrome, z. Luan Saliaj.

Sipas organizatës “Fund-Javë Ndryshe”, e cila ka identifikuar rastin, shtëpia në të cilën jetonte familja Kurti ishte në gjendje skandaloze. Ajo ishte e ndërtuar me anë të ndihmave, pra vetëm me tulla, por nuk kishte asnjë dritare apo derë. Fëmijët flinin në dysheme dhe e vetmja mundësi për tu ngrohur për ta ishte një sobë me dru.

Por, nga pamundësia, Shpëtimi e kiushte të vështirë t’i siguronte gjithmonë drutë dhe nga ana tjetër mos patja e dyerve dhe dritareve e shtonte edhe më shumë të ftohtin. Por tashmë, jetesa për këtë familje, me shtëpinë e re dhe përkrahjen ushqimore dhe mjekësore, do do të jetë mjaft më e mirë. Grupi Balfin i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e Grupit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon. Gjithashtu prej shumë vitesh, Balfin përkrah me fondin e tij edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit autik. Vetëm gjatë vitit të fundit, Balfin akordoi rreth 1 milionë euro për kauza të ndryshme sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME