Categories Showbiz

Marsela Çibukaj fiton vendin e parë te festivali i Ardit Gjebreas

Ka përfunduar mbrëmjen e të shtunës edicioni i 23 i festivalit Kënga Magjike.

Fituese është shpallur këngëtarja Marsela Çibukaj me këngën “I paftuar”.

Ajo mundi të mblidhte në total 449 pikë nga votimi i kolegëve duke u ngjitur në vend të parë të këtij kompeticioni artistik.

Çmimi i dytë shkoi për artisten Michael Paluca me këngën “Një përqafim”, ndërsa i treti për Anxhela Peristerin me këngën “Një kalimtar”.

Pirro Çako i dorëzoi kupën triumfueses, e cila konkurroi me këngën “I paftuar”.
“Nuk kam fjalë, një emocion i jashtëzakonshëm. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra. Falenderoj artistët, jurinë, skenën e Këngës Magjike, që na bën të përjetojmë emocione kaq të forta. Faleminderit të gjithëve ju”, tha artistja mes emocioneve.

Triumfin e Marselës në festivalin e Ardit Gjebreas e kishte parashikuar një muaj në parë edhe Endri Prifti, çka solli dhe një polemikë me Ardit Gjebrean.

“Ju thamë në disa momente që ne do të ishim pjesë e Këngës Magjike këtë vit, por rrethanat as nuk e morëm vesh pse nuk do jemi, d.m.th. e kupton ti, nga ato furçat me bojë. Po dëgjo tani më mirë, e di pse, ja tju jap edhe informacion mbi fitusin e këngës magjike është Marsela Çibukaj, dhe Festivalin Kombëtar e fiton Noizi në bashkëpunim me Eugent Bushpepa. Tashmë juve jeni mësuar si funksionojnë këto, mblidhen ata byroja që gjysmet e tyre per kok time, i kane kepucet te dyja te majta dhe vendosin ata 5 muaj para”, shkruante Endri në 23 tetor.

Pak orë më vonë ai i hoqi emrat e fituesve nga statusi, ndërkohë u përgjigj edhe Ardit Gjebrea.

“Po mirë mo Endri, pjesëmarrja në një festival bëhet duke u thënë njerëzve do jemi? Dhe pastaj???!!! Kënga Magjike ka rregulla që respektohen nga çdo artist. Ka një datë që dorëzohen këngët dhe një komision që vlerëson. Dorëzove ndonjë këngë? Pranimi u mbyll më 24 maj dhe ti kujtohesh në fund tetori të marrësh pjesë? Pak më shumë respekt për kolegët pjesëmarrës dhe për ne që punojmë duke respektuar çdo artist që vjen me profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të madhe.”, u përgjigj Arditi.

Endri Prifti e parashikoi një muaj më parë, këngëtarja

Endri Prifti e parashikoi një muaj më parë, këngëtarja

Endri Prifti e parashikoi një muaj më parë, këngëtarja

Endri Prifti e parashikoi një muaj më parë, këngëtarja

Endri Prifti e parashikoi një muaj më parë, këngëtarja

Endri Prifti e parashikoi një muaj më parë, këngëtarja

Endri Prifti e parashikoi një muaj më parë, këngëtarja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME