Categories Showbiz

“Martesa më kishte marrë dhenë” Endri Prifti tregon se nga e merr frymëzimin për këngët e tij

Vëllezërit e famshëm korçarë, Endri dhe Stefi Prifti kanë folur së fundmi në emisionin “Rudina” për mënyrën sesi frymëzohen ata për të sjellë në tregun muzikor projekte interesante, por edhe për jetën personale. E teksa komentuan këngën e tyre më të re, të titulluar “Trëndafili fshihet nën gjethe”, tekstshkruesi i këngës, Endri, u shpreh se e kishte përfunduar “pasi i kishte marrë dhenë martesa”.

“Kryesisht flet për dashurinë, por unë kur shkruaj fus edhe intrigat, servilët…të gjitha këto janë brenda kësaj kënge”– tha ai. “Askush më mirë se unë nuk e njeh Endrin, ne të mirat dhe të këqijat i kalojmë bashkë. Unë nuk jam shfaqur në videoklip. Ishte gjendje totalisht e Endrit dhe tani që e pashë përsëri klipin mendoj se ka konflikt gjendjesh, të cilat Endri i ka përjetuar në mënyrë ekstreme vitet e fundit. Ka dashuri, ka urrejtje, por në fund ai thotë: çfarëdo që të ndodhë, unë jam ky që jam”– komentoi më tej Stefi.

Endri ka pranuar vite më parë në një intervistë se ndonëse ishte shkurorëzuar me gruan e tij të dytë, Anjeza Kolevica, sërish e vazhdonte lidhjen me të. “Të ndarë ishim me letra, po bashkë ishim prapë… Madje, mund të them se gjithë kohën kemi qenë bashkë. Që pas divorcit ndaheshim nja dy muaj maksimumi dhe lidheshim sërish. Edhe pushimet në verë të dy i kaluam në Durrës e Dhërmi, së bashku më dy djemtë (djalin nga martesa jonë dhe djalin tim të madh nga martesa ime e parë)”, është shprehur asokohe këngëtari korçar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME