Koronavirusi ka paralizuar gjithçka por jo dëshirat e njërëzve. Një çift I ri në Jeruzalem kanë mundur të zhvillojnë ceremoninë e tyre martesore, edhe pse pa prannë e miqve, të cilët i ndoqën dhe I uruan nëpëmjet telefonit.
Roni Ben-Ari dhe Yonatan Meushar janë të sapomartuar dhe ky është kërcimi I tyre I parë. Në një sallë bosh, si pasojë e situatës me koronavirusin, dhendri dhe nusja kanë vetëm-njëri tjetrin ndërsa miqtë e tyre po I ndjekin live nëpermjet telefonit. Dasma e tyre, ashtu si edhe shumë aktivitete të tjera, u anullua si masë nga qeveria izraelite për të shmangur përhapjen e covid 19, por kjo nuk e pengoi çiftin të zhvillonin ceremoninë në pranine e vetëm disa familjareve.
Kjo ceremoni martese hebreje çiftit iu ofrua falas nga menaxheri i lokalit të dasmave në Jeruzalem.
“Ishte ndryshe nga sa kishim imagjinuar .. por është e përsosur,” tha Ben Ari.
Ky ambient është vënë në dispozicion të çifteve të reja, dasmat e të cilëve janë anuluar për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria për të luftuar. koronavirus.
Nusja 26-vjeçare dhe burri i saj, 36 vjeç janë nga Kibbutz Kalya, një zonë afër Detit të Vdekur, ishin duke planifikuar të martoheshin të enjten e kaluar, por iu desh ta anullonin ceremoninë pasi Izraeli kufizoi grumbullimet brenda ambienteve të mbyllura për 100 persona një ditë më parë. Ata prisnin afro 260 të ftuar. /Ora News.tv/