Categories Kuriozitete

Martohet “Njeriu i Hënës” në moshën 93-vjeçare

I dyti astronaut që ka shkelur Hënën në historinë e njerëzimit, ka bërë të ditur në ditëlindjen e tij të 93-të se është martuar me të dashurën e tij. “Ne zhvilluam një ceremoni të vogël private në Los Anxhelos dhe jemi po aq të emocionuar sa dy adoleshentë”, shkruan Aldrin në rrjetin e tij social Twitter. Buzz Aldrin do të lidhë kurorë për herë të katërt me Anca Faur, e cila është 30 vjet më e vogël në moshë se astronauti legjendar.

Ai ka tre fëmijë me gruan e parë James, Janice dhe Andrew. Ai ka një nip nga vajza e tij Janis, tre stërnipër dhe një stërmbesë. Më 16 korrik 1969, Aldrin, Neil Armstrong dhe Michael Collins u ngritën nga Toka për në hapësirë me një mision të rëndësishëm, mbërritjen në Hënë për herë të parë për njerëzimin.

Astronauti është i njohur për përshëndetjen e flamurit amerikan në sipërfaqen e Hënës, gjatë misionit hënor Apollo 11. Ai doli në pension nga NASA në 1971 dhe në 1998 themeloi ShareSpace Foundation, një organizatë jofitimprurëse për të promovuar zgjerimin e eksplorimit të hapësirës.

Pasi hyri në librat e historisë, Aldrin tha se po përballej me një moment të errët emocionalisht, pasi nuk e dinte se çfarë do të bënte me jetën e tij. Ai luftoi me depresionin dhe varësinë ndaj alkolit. Aldrin ka qëndruar gjithnjë përpara syve të publikut, duke u përfshirë në shfaqje televizive të suksesshme amerikane, si Big Bang Theory, The Simpsons dhe 30 Rock.

Ai ka shkruar një sërë librash, por vitet e fundit është përqëndruar duke bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme për kolonizimin e Marsit. Për 93-vjeçarin ky hap është i nevojshëm jo vetëm për hir të eksplorimit, por për mbijetesën e vazhdueshme të rracës njerëzore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 10 Mars 2025

Dashi Këtë ditë të parë të javës zemra juaj do të jetë një vullkan emocionesh.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 6 Mars 2025

Dashi Gjatë këtyre ditëve po merrni sinjale të mira nga yjet, por problemi është se…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Favorizohen nga planetët, ja 3 shenjat e horoskopit më me fat për muajin mars

Gjatë këtij muaji 3 shenja të horoskopit do të jenë më të favorizuar nga planetët.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Iftaret dhe syfyret gjatë muajit të Ramazanit, këto këshilla do t’ju ndihmojnë të ushqeheni siç duhet!

Ushqimi i duhur gjatë muajit Ramazan, jo vetëm që e bën më të lehtë përballimin…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Shkurt 2025

Dashi Parashikohet një ditë mjaft pozitive, e cila paralajmëron një fundjavë të bukur. Planetet do…

LEXO ME SHUME