Categories Kuriozitete

Martohet “Njeriu i Hënës” në moshën 93-vjeçare

I dyti astronaut që ka shkelur Hënën në historinë e njerëzimit, ka bërë të ditur në ditëlindjen e tij të 93-të se është martuar me të dashurën e tij. “Ne zhvilluam një ceremoni të vogël private në Los Anxhelos dhe jemi po aq të emocionuar sa dy adoleshentë”, shkruan Aldrin në rrjetin e tij social Twitter. Buzz Aldrin do të lidhë kurorë për herë të katërt me Anca Faur, e cila është 30 vjet më e vogël në moshë se astronauti legjendar.

Ai ka tre fëmijë me gruan e parë James, Janice dhe Andrew. Ai ka një nip nga vajza e tij Janis, tre stërnipër dhe një stërmbesë. Më 16 korrik 1969, Aldrin, Neil Armstrong dhe Michael Collins u ngritën nga Toka për në hapësirë me një mision të rëndësishëm, mbërritjen në Hënë për herë të parë për njerëzimin.

Astronauti është i njohur për përshëndetjen e flamurit amerikan në sipërfaqen e Hënës, gjatë misionit hënor Apollo 11. Ai doli në pension nga NASA në 1971 dhe në 1998 themeloi ShareSpace Foundation, një organizatë jofitimprurëse për të promovuar zgjerimin e eksplorimit të hapësirës.

Pasi hyri në librat e historisë, Aldrin tha se po përballej me një moment të errët emocionalisht, pasi nuk e dinte se çfarë do të bënte me jetën e tij. Ai luftoi me depresionin dhe varësinë ndaj alkolit. Aldrin ka qëndruar gjithnjë përpara syve të publikut, duke u përfshirë në shfaqje televizive të suksesshme amerikane, si Big Bang Theory, The Simpsons dhe 30 Rock.

Ai ka shkruar një sërë librash, por vitet e fundit është përqëndruar duke bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme për kolonizimin e Marsit. Për 93-vjeçarin ky hap është i nevojshëm jo vetëm për hir të eksplorimit, por për mbijetesën e vazhdueshme të rracës njerëzore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME