Categories Lajme

Masa për koronavirusi. Në Durrës vendoset termometër me lazer për temperaturën

Përhapja e koronavirusit ka shtuar masat e sigurisë në portin më të madh detar të vendit, me qëllim izolimin e çdo rasti të dyshuar që mbërrin në Shqipëri nga kjo pikë kufitare detare.

Kontrollet janë shtuar jo vetëm mes udhëtarëve që mbërrijnë çdo ditë me tragetet e linjave të Barit dhe Ankonës, po dhe ekuipazheve të anijeve tregtare që përpunohen në port. Për shkak të kohëzgjatjes së udhëtimit me traget apo anije, specialistët mendojnë se rrezikshmëria e futjes së virusit në vend nga kjo pikë kufitare është e ulët, po vëmendja dhe kontrollet janë shtuar për t’iu përgjigjur në kohë situatës.

Mbërritja e një çifti turistësh kinezë me traget këtë fundjavë ishte një rast i veçuar, po që u trajtua me përparësi nga autoritetet që pasi kryen protokollet përkatëse kontaktuan se dy shtetasit kinezë nuk kishin prej tre muajsh asnjë kontakt me vatrën e përhapjes së virusit.

Masat e shtuara nuk kanë krijuar vonesa në përpunimin e udhëtarëve, të cilëve u janë shpërndarë dhe fletushka me informacion mbi koronavirusin dhe masat që duhet të marrin për t’u mbrojtur nga viruset e ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME