Categories Lajme

Masakra në Mal të Zi, 12 viktima dhe 4 të plagosur, autori vetëvritet me plumb në kokë

Autoritetet në Mal të Zi, bënë sot të ditur gjetjet paraprake të hetimeve, një ditë pasi një person i armatosur vrau 12 persona, në mesin e të cilëve dy fëmijë dhe plagosi të paktën edhe katër të tjerë në qytetin e Cetinjës. Sipas autoriteteve malazeze autori i sulmit është 45 vjeçari, Aco Martinoviç, i dënuar në të kaluarën për ushtrim dhune dhe armëmbajtje pa leje. Ky është incidenti i dytë i kësaj natyre në tre vitet e fundit në këtë qytet të Malit të Zi, në veriperëndim të Podgoricës.

Sulmi i të mërkurës në Cetinjë ndodhi pas një përleshje në një lokal.

Autori i sulmit, 45 vjeçari Aco Martinoviç, vrau pronarin e barit, fëmijët dhe anëtarët e familjes së tij, sipas autoriteteve malazeze. Policia njofton se i dyshuari ishte dënuar në vitin 2005 për dhunë, por dënimi ishte pezulluar dhe se së fundmi ai kishte dërguar në gjykatën e apelit edhe një dënim tjetër për armëmbajtje pa leje.

Mediat vendase njoftojnë se sulmuesi njihej për sjellje të dhunshme.

Autoritetet thanë se i dyshuari e kishte kaluar ditën e mërkurë në bar me disa të njohur të tjerë kur shpërtheu përleshja.

Më pas, ai shkoi në shtëpi dhe u kthye sërish në lokal i armatosur, duke hapur zjarr ndaj të pranishmëve rreth orës 5.30 të pasdites.

Prokurorja e Mali të Zi, Andrijana Nastiç tha se autori i sulmit i vrau viktimat në gjashtë pika të ndryshme.

“Po i zhvillojmë hetimet në gjashtë vende të ndryshme. Janë gjashtë vende krimi. Dymbëdhjetë persona janë të vrarë, përfshirë dy fëmijë”, thotë ajo.

Sipas prokurores, katër viktimat e para u vranë në lokal. Më pas sulmuesi vazhdoi në një vend tjetër, ku vrau edhe katër persona të tjerë dhe dy fëmijët në një vend të tretë.

Ai pastaj vrau edhe dy persona të tjerë në dy pika të tjera, tha prokurorja Nastiç.

Sulmuesi u largua më pas nga vendi i ngjarjes, por forcat policore malazese e zbuluan vendndodhjen e tij dhe e rrethuan atë. Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, ai vdiq rrugës për në spital nga plagët pasi qëlloi veten në kokë.

Njëri nga të plagosurit është në gjendje kritike, sipas drejtorit të qendrës klinike të Malit të Zi, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje të qëndrueshme.

“Ajo që mund të them sot është se gjendja e pacientëve në spitalin tonë, dy burra dhe një grua, është e qëndrueshme. Ata iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjike mbrëmë. Pacienti i katërt është në gjendje tejet kritike. Ai ka pësuar lëndime në kokë”, deklaroi drejtori i spitalit, Aleksandar Radoviç.

Incidenti i të mërkurës i la banorët e Cetinjës të tronditur.

Qeveria e Malit të Zi shpalli tre ditë zie kombëtare që nga e enjtja dhe të gjitha festat e Vitit të Ri janë anuluar në mbarë vendin./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndalohet 22-vjeçari në Muriqan, Theu masën e arrestit shtëpiak

Një 22-vjeçar është ndaluar nga Policia Kufitare e Muriqanit pasi nga verifikimet u zbulua se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet nga policia e Vlorës, pas disa orësh kërkimesh turistja austriake

Është gjendur nga policia e Vlorës turistja austriake e cila rezultonte e zhdukur. Pas shume…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndryshon mosha e daljes në pension/ Nga janari për gratë 61 vjeç e 10 muaj, rritet vjetërsia në punë për burrat

Me nisjen e vitit 2025 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO/ Policia jep detaje nga aksidenti i rëndë në Vaun e Dejës: Viktimat, kalimtarë rasti! Makina doli nga rruga dhe i përplasi për vdekje

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë në Vaun e Dejës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U arratisën nga burgu, Romeo Qosja e Lefter Toçi, të bashkakuzuar për vrasje. Si grabitën me armë biznesmenin grek

Dy 41-vjeçarët shqiptarë të arratisur mbrëmjen e djeshme nga burgu i Kassavetias në Greqi, rezultojnë…

LEXO ME SHUME