Categories Lajme

“Kazanova” Mir Pepa qëllon me armë zjarri brenda “Cinco Cavalli-t”, shpallet në kërkim

Orët e para të vitit të ri nisën me trazira në Tiranë. Në një prej klubeve të njohura të natës në kryeqytet “Cinco Cavalli” u qëllua me armë zjarri pistoletë.

Ngjarja ndodhi teksa në skenë po performonte reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi dhe më pas pritet të dilte Dafina Zeqiri.

Përmes një komunikate për mediat, Policia e Tiranës bëri me dije se ka identifikuar autorin dhe e shpalli në kërim, pa dhënë as inicialet e tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2025,në orët e para të mëngjesit, menjeherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Në vijim të veprimeve intensive shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.

Po në vijim të veprimeve si rezultat dhe i këqyrjes së kamerave, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër. Për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë penale të autorit të dyshuar.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Burime për mediat bëjnë me dije se personi i cili ka hyrë i armatosur brenda klubit të natës dhe ka qëlluar me armë zjarri është biznesmeni Jetmir Pepa, i njohur ndryshe si Mir Pepa.

Emri i tij doli në qendër të vëmendjes gjatë verës së kaluar, kur ish-bashkëshortja e tij, Mariela Berisha, sulmoi dhe plagosi në një lokal në Tiranë të dashurën e “kazanovës” Pepa, Klea Prenga.

Ngjarja tronditëse u publikua nga vetë Prenga në rrjetet sociale, ku ajo tregoi plagët dhe dëmtimet e rënda në fytyrë dhe trup. Sipas aludimeve, arsyeja e dhunës  ndaj saj lidhej me një marrëdhënie të pretenduar mes Prengës dhe Jetmir Pepajt, çka e bëri incidentin një çështje shumë të përfolur në publik.

Mir Pepa njihet për përfshirjen e tij në ngjarje të ndryshme me precedentë penalë, shpesh të shoqëruara me incidente të armatosura. Ai hiqet si biznesmen në sektorin e ndërtimit në Tiranë, por ka shumë dyshime se pasuria e tij është vendosur nga burime të jashtligjshme.

Në vitin 2020, Pepa u plagos pas një sherri banal në një lokal në zonën e Brrylit. Pepa është i njohur për lidhjet e tij me figura publike dhe më parë ka qenë në një marrëdhënie me motrën e Oriola Marashit, Xhulia Marashi.

Ngjarja e ndodhur në Cinco Cavalli ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë në club-et e Tiranës dhe ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si personat me të kaluar problematike arrijnë të shmangin kontrollet e sigurisë dhe të shkrepin ‘koburen’ pa i’u dridhur qerpiku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME