Categories Lajme

Masakra në Shkodër/ Rakip Gila i armatosur me MP5 izraelite dhe pistoletë, fotot

Këto janë armët që iu gjetën Rakip Gilës, autorit të masakrës së ndodhur në Shkodër, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Policia bëri të ditur se në vendngjarje u sekuestruan një armë automatike MP5, prodhim izraelit, si dhe një pistoletë, që dyshohet se u përdorën nga autori gjatë sulmit të përgjakshëm.

Ngjarja ndodhi në ambientet e lokalit “Idromeno”, në qendër të Shkodrës, ku shënjestër ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, i njohur edhe si Vaso, mik i fisit Bajri.

Përveç tij, nga breshëria e plumbave u plagos edhe kamerierja 25-vjeçare, Meri Kaceri, e cila ndodhej në detyrë në momentin e atentatit.

Fatale mbeti për Armando Palin dhe Liridon Krajën (Lushi), 31 vjeç, truprojë e Brajoviçit, të cilët humbën jetën në vend si pasojë e të shtënave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grekut i sekuestrohen 30 kg kanabis në Kapshticë

Një operacion i përbashkët mes Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Policia Kufitare dhe Migracionit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Spanjë “Dua të vdes e bukur”, 25-vjeçarja Noelia Castillo që u hodh nga kati i pestë pasi u abuzua në grup

Një histori e rëndë dhe tronditëse vjen nga Spanjë, ku 25-vjeçarja Noelia Castillo ka vendosur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset shoferi i automjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur dje në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit. Një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME