Categories Sport

“Masakrohet” Donnaroumma! Goditet me taka nga kundërshtari, 10 qepje në fytyrë

Monaco-PSG zgjati shumë pak për portierin e kampionëve të Francës, Gigio Donnarumma-s, i cili u detyrua të largohej nga fusha i mbuluar nga gjaku pas ndërhyrjes vrasëse të ish-lojtarit të Torinos, Singo, i cili përfundoi duke i “ngulur” takat në fytyrë portierit të kombëtares italiane.

As një karton i verdhë për ish-lojtarin Granata (i cili e kishte në atë moment edhe një karton tjetër), ndërsa numri një i formacionit parizien ja la vendin Safanovit. Më vonë u mësua se ndaj portierit italian të PSG-s ishin bërë 10 qepje në faqen e djathtë ndërkohë që kishte edhe disa dëmtime të tjera dhe gërvishtje në pjesën tjetër të fytyrës për shkak të asaj goditje në kokë me këpucët me taka nga lojtari kundërshtarë.

Por jo vetëm kaq, Donnarumma nuk e kishte vlerësuar aspak mungesën e sanksioneve ndaj Singos nga arbitri François Letexier dhe në korridoret e stadiumit gjatë intervalit sipas mediave të pranishme aty ai ka shprehur pakënaqësinë e tij te arbitri i ndeshjes.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME