ëvendëskryeministri Erion Braçe sqaroi sot për qytetarët se si do mblidhen gjobat për shkelësit a Aktit Normativ për mbajtjen e maskës edhe në mjedise të hapura. Ai u shpreh se “OSHEE ka jo veç emrat, por edhe adresën e abonentit”.
“Ja dhe një tjetër. OSHEE ka veç listat e kryefamiljarëve, kush do e paguajë gjobën”, u shpreh Braçe duke iu referuar pyetjes se si do të mblidhen gjobat. “OSHEE ka jo veç emrat por edhe adresën, madje dhe kush banon në atë adresë-projekt. Gjoba ka emrin e shkelësit dhe adresën”, shprehet ai.
Duke iu referuar pyetjes se në faturë Enti i Energjisë ka vënë vetëm matjen e energjisë, Braçe tha: “Ekzakt njeriu që s’paguan asnjëherë dritat vetë. Në faturë është edhe taksa e aparatit të televizionit. Po këtë kush e ka vënë?” – shprehet ai.
