Categories Lajme

Masat e reja kufizuese/ Drejtoresha e ISHP: Në spitale më shumë të rinj, 77% e kapaciteteve janë të zëna

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico ka mbajtur fjalën e saj në Komitetin Teknik për masat e reja kufizuese. Fico thotë se incidenca dhe përhapja e COVID-19 në javën e fundit është e madhe. Ndërkaq ajo thotë se me rritjen e rasteve, shtohen dhe shtrimet në spital. Theksin Fico e ka vendosur tek moshat e reja për të cilat ka konstatuar se virusi po përhapet më shpejt prej tyre, ndërsa mosha në spitale është ulur.

Sipas saj 77% e kapaciteteve në spitalet COVID janë të zëna. ”Incidenca ësthë më e lartë dhe përhapja më e madhe. Mesatarja e javës është rritur në 1 mijë e 30. Pavarësisth numrit të shtuar të testimeve, të dhënat tregojnë rritje edhe moshat 15-24, 25-34. Sinjalet që po na jep laboratori i ISHP, përbën dyshim për variantet mutante.

Këtë javë kemi shtim të infeksioneve respiratorë që shkojnë paralelisht me sezonin e dimrit. Edhe shtrimet në spitale, çka e kemi mësuar se me rritjen e të infektuarve, dhe të intubuarve pësojnë rritje. Mosha mesatare në spitale është ulur. Aktualisht 77% e kapaciteteve në 4 spitalet COVID janë të zëna. Në shërbimet e reanimacionit janë 34% të zëna. Fakti e këtyre vendimeve tejet të vështira, për profesionistë, autoritete shëndetësore, ne kemi masa respektimi i të cilave është parësor. Kemi ndjekur dhe provuar që sa herë kemi respektuar kemi shkuar para.

Pavarësisht masave të reja sot, duhet të jemi të qartë që distancimi fizik, maska, puna online aty ku duhet. Mësimi me implemente online, çfarë na është rekomanduar, ato janë duhen zbatuar, dhe bashkë do ia dalim.”- tha Fico.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME