Categories Lajme

Masat kanë nisur të lehtësohen në vendet europiane

Masat e ashpra kundër Covid-19 kanë nisur të lehtësohen në vendet europiane. Sot në Gjermani janë hapur dyqanet e vogla, përfshirë ato të biçikletave të çfarë do madhësie dhe libraritë. Shkollat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura, por maturantët dhe studentët në universitete do të lejohen të japin provimet. Edhe Italia ka hapur disa prej dyqaneve të rrobave dhe bizneset e tjera të vogla. Në Norvegji fëmijët janë kthyer në kopshte, kurse Polonia ka lejuar qytetarët të dalin nëpër parqe. Danimarka, përveç kthimit të nxënësve në shkollat fillore, ka lejuar hapjen e parukerive, klinikave dentare dhe dyqanet e tatuazheve, biznese të cilat po qëndrojnë mbyllur në shumë shtete të zonës euro.

Për të parën herë, në Itali u shënua reduktim i numrit të të infektuarve aktivë, 20 më pak se të dielën, pas rritjes së vazhdueshme të këtyre javëve. Për ekspertët e shëndetësisë ky është një lajm i jashtëzakonshëm, që fakton sërish se koronavirusi është nën kontroll. 454 viktima u shënuan gjatë kësaj të hëne, një tjetër shifër e ulët. Po ashtu edhe në Spanjë u shënua një tjetër ulje rekord e numrit të viktimave ditore. 399 të vdekur u shënuan në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në afro 21 mijë. Në total numërohen mbi 200 mijë të prekur. Shifrat tregojnë reduktim të vazhdueshëm të përhapjes.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga protesta masive kundër karantinës. Mijëra njerëz kanë thyer rregullat dhe kanë dalë nga shtëpitë në Washington, Arizona, Kolorado, Ohio, Teksas etj, duke i kërkuar qeverisë të rihapë ekonominë e mbyllur si pasojë e pandemisë. Me gjithë nervozizmin në rritje, Shtetet e Bashkuara janë epiqendra e koronavirusit aktualisht, me mbi 759.086 të prekur dhe rreth 40,661 të vdekur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, në të gjithë botën, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 152,707 persona, teksa të prekur janë rreth 2,246 mijë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME