E vetmja formë e transportit publik e lejuar deri më tani është ajo nëpërmjet taksive. Ndërkohë, në park, autobusët po bëhen gati nëse vendoset që edhe tranporti urban të hapet për publikun. Në pritje të protokolleve të sigurisë, , kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban, i referohet masave që janë marrë në Evropë, për të garantuar shëndetin e pasagjerëve: “Një ndenjëse po, një ndenjëse jo. Në autobus do të jenë maksimumi 30 persona. Zakonisht mund të rrinë 100 pasagjerë”.Në këtë sektor janë punësuar nje numer i konsiderueshem personash dhe sipas kompanive, dëmi mujor që u është shkaktuar prej pezullimit të transportit eshte miliona euro. Por, a do të përkthehet kjo në rritje të çmimit të biletës? Sipas kreut të Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban do të kërkohet mbështetje nga bashkitë dhe qeveria”.
Categories
Lajme
Masat që janë marrë për të garantuar shëndetin e pasagjerëve
