Categories Sport

Masat që po.licia ka marrë për Shqipëri-Islandë

Policia e Elbasanit ka marrë një plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Islandës. Për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje do të angazhohen 215 forca të Policisë së Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH-ja dhe Policia Kr.iminale.

Do ketë bllokim të aksit në drejtim të stadiumit duke filluar nga ora 18:00 e datës 10.09.2019, deri në përfundim të aktivitetit sportiv, si dhe do mbyllen lokalet rreth stadiumit.

Të gjithë tifozët do të kontrollohen në hyrje të stadiumit nga forcat e Policisë dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, shisheve me tapë, çelësave, monedhave apo metaleve (të çfarëdo lloji).

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete në akset që të çojnë drejt stadiumit, çka do të sillte një ndihmesë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME