Categories Lajme

Mashtrim me miliona euro, ekstradohet drejt SHBA-ve kushëriri i ministres Shahini

Para pak minutash, përmes Aeroportit të Prishtinës është ekstraduar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Imer Shahini, që akuzohet se në mënyrë të kundërligjshme ka fituar miliona euro. Imer Shahini mësohet se është kushëri i parë i ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahinit.

Lajmin e ekstradimit ka konfirmuar për Gazetën Express Policia e Kosovës. “Po, mundemi me ju konfirmu se sot gjatë ditë është ekstraduar për në SHBA”, kanë konfirmuar nga policia.

Kujtojmë që ditë më parë Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për ekstradimin e Shahinit për në SHBA.

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), më 15 korrik 2019, kishte kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ekstradimin e Imer Shahinit, i dyshuar për veprat penale “mashtrim me letra me vlerë” dhe “mashtrim me transfere elektronike”, për të cilin ishte lëshuar edhe fletarrest ndërkombëtar.

Për ekstradimin e Shahinit, ka shkruar edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett.

“Sot për herë të parë kemi kthyer për gjykim një të arratisur nga Kosova në SHBA. Kur sundimi i ligjit është prioritet, kriminelët përballen me drejtësinë dhe të dy vendet janë më të sigurta”, ka shkruar ambasadori.

Shahini është në mesin e shtatë personave të akuzuar nga FBI-ja për përfitim të jashtëligjshëm dhe mashtrim në Distriktin Jugor të NeW York-ut. Kosovari, në bashkëveprim me gjashtë persona të tjerë, disa prej tyre tashmë të arrestuar, akuzohen se ilegalisht kanë përfituar 20 milionë dollarë përmes mashtrimeve.

Skema e mashtrimit në të cilën ishte përfshirë Shahini, parashihte që fshehurazi të merreshin nën kontroll miliona aksione të kompanisë “Gerova Financial Group Ltd”, të cilat fshehurazi do të duhej edhe të shiteshin.

Plani parashihte që gjysma e këtyre aksioneve t’i kalonin në pronësi Shahinit. E për tu realizuar kjo skemë, Vëllezërit Galanis, po ashtu të akuzuar nga FBI-ja për mashtrim dhe përfitim të jashtëligjshëm, ishin përkujdesur t’ia hapnin një llogari Shahinit, “Shahini Accounts”, ku do të kaloheshin aksionet e shitura fshehurazi në mënyrë që në “Gerova” të mos vihej re se kush ishte pronari i vërtetë i tyre.

Rrjedhimisht, njeri prej vëllezërve Galanis, Jason, do të vazhdonte ta mbante nën kontroll kompaninë “Gerova” duke përfituar gjithashtu miliona para dhe duke vazhduar ta kontrollonte tregun edhe nga shitja e stoqeve të Gerova-s. Deri në fund të kësaj kurdisjeje, ky grup përfitoi përmes mashtrimit 20 milionë dollarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME