Categories Lajme

Mashtroi biznesmenin shqiptar dhe i mori 25 mijë euro, Prokuroria kërkon burg për nigerianin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin nigerian, Sabastian Victor Negbened, i cili përmes mashtrimit mori shumën prej 25 mijë euro nga një biznesmen shqiptar.

Ishte ky i fundit që denoncoi rastin në polici, ndërsa hetimet vijuan për një hark kohor prej dy vitesh.

Biznesmeni shqiptar gjatë aktivitetit të tij ndër vite komunikonte me palën italiane nëpërmjet e-mailit me qendër në Bolonja, Itali ku dhe bënte transferta për mallin që merrte.

Por në shtator të vitit 2020, atij i vjen një e-mail ku i kërkohej të dërgonte shumën prej 25 mijë euro në llogari të kompanisë, por kjo shumë këtë herë ishte dërguar në Gjermani dhe jo si zakonisht në Itali.Ishte drejtësia italiane që zbuloi mashtrimin përmes kuponit me të cilin faktohej pagesa e kryer nga shtetasi shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME