Categories Lajme

Mashtronin të huajt për investime në bursa fiktive, gjykata e Gjirokastrës lë në burg 2 të arrestuar, për 6 të tjerët vendoset arrest shtëpie

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg 2 prej 8 të arrestuarve të operacionit që u zhvillua në 8 nëntor kundër mashtrimit kompjuterik ndaj shtetasve të huaj.

Në burg janë lënë Emiljano Paja dhe Alma Haruni, ndërsa gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg për 6 të tjerët Eni Sula, 32 vjeç banues në Tiranë, Mario Sota, 29 vjeç banues në Tiranë Erjon Hoxha, 23 vjeç banues Fushë-Krujë, Saimir Brakaj, 35 vjeç, banues në Vlorë, Fjoralba Hoxha  27 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Erjona Murrizi 26 vjeçe, banuese në Tiranë është caktuar “arrest shtëpie”.

Në kuadër të këtij procedimi penal, më datën 08.11.2023, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në qytetin e Tiranës u finalizua operacioni policor, ku u ushtruan kontrolle në dy ambientet ku zhvillohej aktiviteti i mashtrimit  brenda të cilit u gjendën 75 punonjës të paregjistruar në organet tatimore, të cilët mashtronin shtetasit e huaj nëpërmjet platformave fiktive të investimit në kriptomonedha.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 servera me të dhëna, 2 pajisje “DVR”, 75 pajisje komjuterike të llojit laptop, 25 pajisje komjuterike të llojit PC, 35 aparate celulare, disa blloqe shënimesh me emrat e personave të mashtruar dhe shumave të përvetësuara, një shumë parash prej 13 500 eurosh dhe një makinë luksoze e viteve të fundit, e cila dyshohet se është produkt i pastrimit të parave nga aktiviteti i mashtrimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME