Categories Lajme

Mat: 47-vjeçari në lidhje me një grua të divorcuar, por abuzonte me motrën e saj të mitur

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Mat ku një 47-vjeçar ka abuzuar se ksualisht me një 12-vjeçare. Mësohet se shtetasi Urim Cenuka (Hoxha) prej disa kohësh ishte në një lidhje i ntime me një grua të divorcuar, ndërkohë që ajo mbante në banesë edhe një motër nga ana e babait dhe kjo ishte 12-vjeçarja e abuzuar. Dy ditë më parë vajza ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin se 47-vjeçari e ka përdhunuar dhe e ka kërcënuar që mos të tregojë.

Ndërkohë që edhe banorët e fshatit Lis në Mat i kanë treguar policisë 47-vjeçari shkonte shpesh në banesën e dy motrave, ndërsa po hetohet roli që kishte motra e 12-vjeçares në këtë ngjarje të rëndë. Policia ka marrë në mbrojtje vajzën e mitur, e cila do dërgohet në qendër sociale, ndërsa mjekët gjinekologë kanë nisur ekzaminimet për të vërtetuar ngjarjen e rëndë.

Mësohet se 47-vjeçari Urim Cenuka ishte ndarë nga bashkëshortja e tij me të cilën kishte disa fëmijë, pasi kishte filluar një lidhje intime me gruan e divorcuar, motra e 12-vjeçares. Por ende nuk dihet nëse edhe djali i 47-vjeçarit ka abuzuar me vajzën e mitur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME