Categories Lajme

Mat/ Digjen 15 Ha pishë në malin e Balgjajt, kërkohet ndërhyrje nga ajri, shkaku i zjarrit nuk dihet ende

Në malin e Balgjajt në Mat, është regjistruar një zjarr i përmasave të mëdha që për pasojë ka djegur 15 Ha pishë. Situata e përkeqësuar vijon të mbetet e njëjtë që nga mbrëmja e së hënës. Vënia nën kontroll e zjarrit duket e pamundur, pasi ai favorizohet nga era e fortë dhe temperaturat e larta.

Në ndihmë të zjarrfikësve të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor të Bashkisë Klos kanë shkuar edhe zjarrfikësit e Bashkisë Mat punëtor të subjekteve minerare që punojnë në atë zonë, të cilët me pompa shpine po punojnë për shuarjen e flakëve që po përhapen me shpejtësi ekstreme. Ndërkohë shkaku i zjarrit nuk dihet ende. Zjarrfikësit e Bashkisë së Matit kanë ndërhyrë në anën veriore të Malit të Balgjajt ku dhe ndodhet masivi më i madh me pishë të zezë, ndërsa kërkojnë ndihmë nga ajri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME